Absurdi me bankat në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në nje kohe kur fitimet e bizneseve janë gjithnjë e në ulje, ato të cilat nuk po njohin krizën janë bankat. Në thelb, një sistem financiar i shëndetshëm është një lajm i mirë për këdo, por jo në kushtet kur përpjekja e tyre bëhet për të marrë çdo qindarkë të kursimtarëve dhe bizneseve që kanë kredi. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Banka Qendrore ka ulur disa herë rresht normën bazë të lekut për të rritur kreditimin, por në fund të muajit qershor, bankat tregtare kanë reaguar duke ndjekur një politikë të kundërt, ato kanë rritur interesin e huasë me 0.4% krahasuar me majin për kredinë në lek, ndërsa për atë në euro dhe dollarë e kanë shtuar përkatësisht me 0. 2 dhe 2% në një kohë që Banka Qendrore Europiane dhe rezerva federale, nuk bërë asnjë lëvizje të këtyre normave. Por sikur të mos mjaftonte me kaq, bankat kanë vijuar të ulin interesin për depozitat e qytetarëve. Sot interesi real për një depozitë 1 vjeçare është - 1.2%. Ekspertët bëjnë thirrje që qytetarët të shohin alternativa të reja investimi si fondet e pensioneve private, obligacionet që tregtojnë bankat dhe bizneset, por ata sugjerojnë edhe hapje të bizneseve të reja të cilat do të ndihmonin më shumë ekonominë. E gjithë kjo politikë e 16 bankave që operojnë në tregun tonë ka bërë që interesi për të kursyer paratë të jetë gjithnjë e më i ulët. Me rritje për 6 muajt e parë janë vetëm llogaritë rrjedhëse ndërsa depozitat me afat rezultojnë të tkurrura.