Report TV - Sherefedin Shehu takim me banorët: Prioritet i bashkisë akset rrugore

2016-09-26 0

Kandidati i së djathtës për Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në Kastriotit dhe në Brest të Sipërm. Shehu u njoh me shqetësimet e banorëve, të cilët sipas tij janë lënë tërësisht në harresë. Asnjë investim nuk është bërë gjatë tre viteve të qeverisë Rama vetëm është përkeqësuar situata ekonomike u shpreh Shehu.

Sipas Shehut prioritet i Bashkisë do të jenë akset rrugore që lidhin fshatrat me qendrën e njësisë, dyfishimi i subvencioneve në bujqësi e blegtori, vënien në punë të magazinave të grumbullimit të prodhimeve, kanalet e vaditjes.

Free Traffic Exchange