Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Dibrës, kandidati i së majtës Muharem Rama ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë administrative të Kastriotit i shoqëruar edhe nga koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun, Damian Gjiknuri.
?Kemi projekte konkrete për Kastriotin, kemi projekte edhe në Bujqësi. Të krijojmë një qendër grumbullimi frutash, të krijojmë një baxho, të përmirësojmë shërbimin e kanaleve vaditëse e ujërave të zeza dhe do të ndërtojmë një ujësjellës.
Kemi edhe një premtim të mbaruar pasi kemi dhe ministrin në krah. Do të hapim një qendër për kujdesin ndaj klientit që të mos shkoni të paguani faturat në Peshkopi por ta keni këtu. Jemi në diskutime me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë edhe një ambulancë që të jenë për të ju ardhur në ndihmë të sëmurëve, e jo të detyroheni ti sillni me furgona e makina çasti?, u shpreh kandidati Rama.