Report TV - Punimet nisën në 2006, por rruga Kamëz-Tapizë në gjendje të rëndë

2016-09-26 1

Një nga segmentet më kryesorë në vend, Kamëz-Tapizë, pjesë e rrugës kombëtare Tiranë-Shkodër-Hani i Hotit por edhe rrugë lidhëse me Rrugën e Kombit prej më shumë se 10-vjetësh është në mëshirë të fatit.

Pikërisht 10 vite më parë nisën punimet për zgjerimin e këtij aksi tepër të rëndësishëm për infrastrukturën rrugore, por edhe sot punimet nuk kanë përfunduar.

Por përveç kësaj vonese të përfundimit të punimeve, një dukuri tjetër tepër negative vihet re edhe në atë pjesë ku punimet kanë përfunduar.

Është cilësia tepër e dobët e punimeve, asfalti është dëmtuar në shume vende dhe në disa të tjerë janë hapur gropa të mëdha dhe kjo ne ato vende që ky asfalt ka jo me shume se 6-7 muaj që është shtruar.

Bie në sy edhe mungesa e një tabele për afatin e punimeve apo tabelave të tjera që sinjalizojnë kryerjen e punimeve.

Free Traffic Exchange