Report TV - Statusi, Gjyqtarët kërkojnë pension nga 1.8 deri në 2.7 mijë USD në muaj

2016-09-26 5

Nëse Parlamenti Shqiptar do të miratojë kapitullin për trajtimin financiar të magjistratëve, pensioni i prokurorëve dhe gjyqtarëve varion nga 1.8 deri në 2.7 mijë USD. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë kërkuar pension gati sa rroga e tyre, gjatë ushtrimit të detyrës.

Neni 26 i draftit për statusin e magjistratit parashikon që pensioni shtetëror suplementar i prokurorit dhe gjyqtarit, dhe shtesa për pensionin e përfituar sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore, nuk mund të jetë më i lartë se 90 për qind e pagës referuese të funksionit. Po ashtu, pensioni shtetëror suplementar, rritet në të njëjtën masë me pagën referuese të funksionit që rritet me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra, nëse paga referuese parashikohet 3 mijë USD, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë 2.7 mijë USD pension në muaj.

Free Traffic Exchange