Hetimet për atentatin e dështuar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
34-vjeçari Nelgert Pata, që u bë shënjestër e një atentati pasditen e djeshme është i njohur per drejtësinë, pasi ne vitin 2008, ai është gjykuar në një proces së bashku me babain e tij per shfrytëzim prostitucioni. Kjo është dhe pista kryesore e policisë, lidhur me atentatin e djeshëm ne rrugën e ?Kavajës?. Burime pranë Prokurorisë, thanë se Pata u denoncua nga një vajzë nga Tepelena, por me banim ne Gjermani e që kishte njohur babain e Nelgertit, Astrit Patën. Sipas saj, në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere. Më pas, Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi. Duke e mashtruar Pata me pas e kishte dërguar vajzën me dokumente false ne Norvegji, ku e kishte pritur djali i tij Nelgerti, e cili e shfrytëzoi për prostitucion. Ndërkohë, babë e bir akuzohen dhe për disa raste të tjera të shfrytëzimit të prostitucionit, ndërsa u arrestuan në prill të vitit 2006. Një ditë më parë, policia shoqëroi dy persona nga Kosova të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, por ato kanë mohuar autorësinë.