?E vrava kushëririn se më mërziti?, është kjo deklarata e Jorgo Zanit të konsideruar si monstra i Palasës që ka habitur hetuesit të cilët 1 javë pas krimit makabër ende nuk kanë një motiv se përse Zani i preu kokën A.Zariut 12 vjeçar.
Zani aktualisht ndodhet në izolim me masën e sigurisë arrest me burg vendosur nga Gjykata e Vlorës dhe pritet që këtë javë një grup mjekës ligjorë ti bëjnë atij një ekspertizë për gjendjen psikike.
Zani, pas deklarimeve se vrasjen e ka kryer se ishte mërzitur me kushëririn ka heshtur dhe të gjithë periudhën që qëndron në izolim e ka kaluar i qetë pa shfaqur anomali apo agresivitet bënë me dije burime për Report Tv nga grupi hetimor.
Zani nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer ndërsa në përfundim të ekspertizës mjekoligjore do të vendoset nëse ai do të mbajë apo jo përgjegjësi penale për krimin e kryer.
Zani u prangos 4 ditë më parë nën akuzën e vrasjes pasi me anë të një hanxhari dhe thikë ai dhunoi dhe më pas i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar, i cili ndodhej në Palasë për pushime.