Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër kopësht në kryeqytet ofron kushte dhe standarde më të mira për 120 fëmijë që e frekuentojnë atë.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit 25 në Njësinë 5, duke e çuar kështu në 14 numrin total të kopshteve të rikonstruktuara deri tani në të gjithë Tiranën.
Punimet e realizuara nga donatorët u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi pa kushtet që ofron kopshti për fëmijët, theksoi se ky është standardi i të gjitha punëve që Bashkia e Tiranës po bën në kryeqytet, në mënyrë të veçantë në infrastrukturën arsimore.
?Ky është kopshti i 14 që kemi rikonstruktuar, kemi edhe 9 të tjerë, të cilët në shtator, kur fëmijët të jenë kthyer nga pushimet, do të jetë një mundësi fantastike për t?i gjetur këto hapësira shumë herë më të mira se i lanë përpara se të shkonin me pushime?, tha Veliaj.
Ai shtoi se pikërisht rritja e cilësisë së godinave, por edhe e shërbimit që ofrohet në këto kopshte, ka rritur ndjeshëm kërkesat e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në kopshtet publike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfundon-rikonstruksioni-i-plote-i-kopshtit-25-ne-njesine-5/