Janë përcjellë për në banesën e fundit dy të rinjtë nga fshati Qatrom në Korçë, që humbën jetën dy ditë më parë në një rezervuar me ujë pranë fshatit ku banonin. Rei dhe Berti Tahirllari,18 dhe 19 vjeç, kishin shkuar mëngjesin e së premtes në vendin e quajtur Gropa e Danielit për t?u larë, por nuk kanë dalë më nga uji.
Ka qenë një shok i dy të rinjve që njoftoi policinë pasi kanstatoi se kishte gjetur në tokë rrobat e tyre dhe pas shumë orë kërkimesh është dashur ndihma e polumbarëve për të nxjerrë nga thellësia e ujit të kënetës trupat e pajetë.
Teksa u kanë dhënë lamtumirën e fundit dy të rinjve, të afërmit kanë kërkuar nga autoritetet që të marrin masat për mbylljen e kësaj grope të hapur nga firma private inertesh dhe kanë bërë apel që shtetit të dënojë personat që hapën gropën.
Dy të rinjtë Rei dhe Berti Tahirllari humbën jetën teksa kishin shkuar për tu larë në venin e quajtur si ?Gropa e Danielit?. Trupat e tyre të pajetë u nxorën nga uji vetëm një ditë pas ngjarjes, fal ndërhyrjes së forcave RENEA.