Tjetër tender për Rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse përpara një muaji Ministria e Transporteve shpalli si fituese të tenderit për të marrë për 40 vite koncesionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, kompaninë ?Vendeta Bilgi?, buxheti i shtetit do të nxjerrë sërish para për këtë rrugë. Vizion Plus ka mësuar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka depozituar në datën 19 gusht një kërkesë për hapjen e një tenderi në Agjencinë e Prokurimeve Publike për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit. Kontrata që do të marrë kompania fituese në këtë prokurim, ka një vlerë prej 1.6 milion dollarësh dhe jepet për 1 vit, afati i përfundimit të saj është shtatori i vitit që vjen. Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve janë të domosdoshme, por orientimi i fondeve që po bën Ministria e Transporteve duket pak absurd, në specifikimet teknike të dokumenteve të tenderit kërkohet që kompania që do të marrë mirëmbajtjen e saj të bëjë edhe disa investime në tunel, siç janë pastrimi i mureve të tij dhe vendosja e sinjalistikës, para të cilat po ashtu do t?i japë buxheti i shtetit. Por edhe pse e pranon që deri në fund të 2016-ës do të finalizohet kontrata me koncesionarin, Autoriteti Rrugor nuk jep asnjë sqarim në shpalljen e bërë për arsyet se përse po shpenzon para shtesë.Si objektiv i ARRSH-së mbetet dhënia me koncesion e mirëmbajtjes, operimit, menaxhimit dhe tarifës së paguar për korridorin rrugor Milot deri në Morinë, dhe kjo procedure pritet të përfundojë brenda vitit 2016.Kompania që do të marrë mirëmbajtën e rrugës Durrës-Kukës do të marrë që në fillim një subenvencion nga shtetit prej 5.6 milion eurosh plus tarifës 5 euro për çdo automjet që kalon.

Free Traffic Exchange