http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per demokratet ka vetem nje reforme te rëndësishme dhe ajo është reforma zgjedhore. Por ne muajt e fundit e vetmja reforme për te cilën është folur e për te cilën kampet politike kane punuar është ajo ne drejtësi dhe demokrati Oerd Bylykbashi, nuk i fsheh kritikat ndaj mazhorances për qasjen ndaj reformimit te kodit elektoral.?Reforma zgjedhore per fat te keq është ndoshta viktima më e madhe e keqpërdorimit politik të reformës në drejtësi nga kryeministri Rama.?Dhe tashme eshte bere e qarte se kur opozita flet për reforme zgjedhore, ka parasysh futjen e teknologjisë ne proceset elektorale. Por eksperienca e dështuar e projektit pilot për votimin dhe identifikimin elektronik te zgjedhësve ne 2013, ve ne pikëpyetje nese mjafton koha deri ne qershorin e vitit te ardhshëm per te plotësuar kërkesën e opozitës.?E domosdoshme është qe brenda shtatorit, madje herët në shtator Parlamenti të miratonte kornizën ligjore në kodin zgjedhor që t?i hapte rrugën eksplorimit teknik. Me pas mbetet detyrë për institucionet shtetërore si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që me me shumë kohë se herën që shkoi të jenë në gjendje të eksplorojnë opsionet me te mira, zgjidhjet më të mira teknike dhe të vendosin nëse mund të ecet më tej me nje implementim të plotë te votimit elektronik apo jo.?Demokratet gjykojnë se futja e teknologjisë ne zgjedhje është e vetmja përgjigje per probleme si blerja e votës apo e kartës se identitetit e per këtë arsye, zbatimi i nje projekti pilot ne nje apo dy qarqe, një ide e mbështetur kjo nga mazhoranca, nuk mjafton.?Një qark i bërë shumë mirë, nuk zgjidh asgjë kur 11 qarqet e tjera te Republikës se Shqipërisë janë shume keq.?Sipas Bylykbashit, zgjedhjet parlamentare te qershorit 2017 duhet te shënojnë nje histori te re ndryshimi, ne te kundërt paralajmërimi është i qarte.?Nëse do te shkojnë keq, sigurisht qe do të jetë fillimi i një krize tjeter të madhe politike në kete vend; shume kane pare shqiptarët kriza politike?Komisioni i reformës zgjedhore nisi pune ne marsin e këtij viti, por per shkak te energjisë se madhe qe kërkoi reforma ne drejtësi pa lene mënjane faktin se 70% e anëtareve te këtij komisioni ishin pjese e strukturës se ngritur për reformimin e kodit elektoral; 7 muaj pas fillimit nga puna ende nuk ka asnjë produkt konkret per reformën zgjedhore.