Report TV - Xhafaj: Jo pazare me propozimet e EURALIUS për Vetingun

2016-09-26 2

Në pritje të seancës ku anëtarët e komisionit në drejtësi do të diskutojnë variantin final të ligjit të Vetingut, rakorduar midis ekpertëve të PD-së dhe atyre të EURALIUS dhe OPDAT, kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj e quan ?Pazar? një konsensus që do të arrihej jashtë 4 parimeve të panegociueshme të përcaktuara nga EURALIUS.

Në mbledhjen e 16 gushtit EURALIUS përcaktoi vijën e kuqe të Brukselit për çështjet që nuk ndryshoheshin në ligjin që do të bëjë pastrimin e drejtësisë shqiptare.

Rainer Deville shefi i EURALIUS në Tiranë është kujdesur te listoje 4 çështje qe nuk mund te preken; se pari nuk mund të ekzistojë një afat kohor ose një kalendar për secilin rast individual, se dyti procesi i rivlerësimit përdor informacionin, dosjet dhe strukturat administrative ekzistuese, në mënyrë të veçantë ILDKPKI-në për kontrollin e pasurisë dhe autoritetet policore dhe të inteligjencës për vlerësimin e figurës, se treti roli i misionit ndërkombëtar monitorues nuk mund të reduktohet dhe e fundit bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktikat korruptive.

Free Traffic Exchange