Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë me votimin e ligjit të ?vettingut?. Javën e ardhshme, ky ligj do të marrë rrugën drejt miratimit, ku fillimisht të hënën pritet të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe të martën kreu i Kuvendit, Ilir Meta pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, do të thërrasë Konferencën e Kryetarëve, e cila do të vendosë edhe për datën e mbledhjes së seancës për votimin e ligjit.