Report TV - Terrorizoi banorët e Vlorës, gjykata ''izolon'' 29-vjeçarin nga Kosova

2016-09-26 1

?Ju lutem më falni, nuk kam lidhje me terrorizmin apo ISIS, ajo çfarë kam kryer në Vlorë ishte një veprim i turpshëm nga unë dhe gjithçka ndodhi nën tronditjen e rëndë psiqike dhe nga droga?.

Me këtë fjalë ju drejtua gjykatës Dijar Xhema 29-vjeçari nga Mitrovica e Kosovës i cili sot u njoh me kërkesën e Prokurorisë ''arrest me burg'' për vepra terroriste dhe tentativën e pengmarrjes.

Në përfundim të seancës gjyqtari Luan Hasneziri vendosi të caktojë ndaj kosovarit masën e izolimit në ambjentet e spitalit të burgut dhe kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjorë për aftësinë mendore të 29-vjeçarit që për 2 orë terrorizoi dy djem dhe një vajzë në qytetin e Vlorës.

Repot Tv ka siguruar një kopje të kartelës psikiatrike të Xhemës ku rezulton se për herë të fundit në 2014 mjekët kosovarë kanë vendosur që ai të trajtohet për çrregullime mendore, agresivitet dhe sjellje të papërgjegjshme.

I pyetur nga ReportTv babai i Dijar Xhemës shpjegoi se ai në Vlorë kishte shkuar pasi ishte larguar nga familja që ndodhej me pushime në Durrës.

Ndërkohë avokati i Xhemës Saimir Visha u shpreh se 29-vjeçari s?ka asnjë lidhje me terrorizmin.