Report TV - Flet banori i zonës për vonesën e polumbarve

2016-09-26 0

Prej ditës së djeshme kur dy adoleshentët nga Korça u futën për tu larë në një rezervuar dhe ku dyshohet se janë mbytur, ende ekspertët nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tyre.

Ndonëse banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja kanë kërkuar gjatë gjithë natës, trupat e tyre nuk janë gjetur.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm familjarët e dy të rinjve Rei dhe Berti Tahirllari u shprehën se polumbarët ende nuk kishin mbërritur për të bërë të mundur kërkimin e tyre në thellësi të ujërave, nëse ata janë mbytur.

?Është turp, gjithë këta burra këtu ti lëmë që të bëjnë sehir. Na thanë se do vijnë në orët e para të mëngjesit, por deri tani nuk ka ardhur asnjë polumbarë. Tani do të hyjmë vetë në rezervuar dhe do kërkojmë vetë. Na thonë se polumbarët janë në Vlorë, por se kur do të vijnë ne nuk dimë gjë. Njerëzit duan të dinë se çfarë është bërë me dy të rinjtë. Kemi 24 orë gati që presim këtu dhe askush nuk ka ardhur për të vijuar kërkimet.?tha një nga të afërmit e dy të rinjve.