Tjetër nen që kufizon lirinë e mediave në Shqipëri. Dy ditë pas tërheqjes së ligjvënësve nga neni 13 i draftit për institucionet antikorrupsion, ?Shqiptarja.com? zbulon një tjetër paragraf, tashmë në projektligjin për organizmin dhe funksionimin e prokurorisë, zbatimi i të cilit mund të çojë në instalimin e censurës në vend, duke dënuar me burg gazetarët që investigojnë veprimtarinë e prokurorëve.