Ministri Brendshëm Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm në panairin "Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit?' i cili është çelur sot në qytetin e Vlorës.
Në këtë panair qytetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me të gjithë potencialin e Policisë së Shtetit, detyrat dhe misionin e saj.
Ministri është shprehur se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe kundër informalitetit e kriminalitetit.
Tahiri ka thënë se ky panair shërben si një dritare komunikimi me qytetarët e të gjitha moshave të cilët janë pro sigurisë dhe shtetit ligjor.
"Siç besoj e dini, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë organizuar këtë mundësi apo dritare komunikimi për të bërë bashkë qytetarët dhe Policinë e Shtetit, duke besuar se mënyra më e mirë për t?i bërë qytetet tona më të sigurta është duke bashkëpunuar dhe duke ndërtuar platforma solide të bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Shumë është thënë, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë akuza dhe baltë është hedhur mbi Policinë e Shtetit.
Në fakt kjo është Policia e Shtetit. Kjo që shihni këtu, kjo që shikojnë qytetarët e Vlorës. Shërbim për qytetarët. Angazhim për qytetarët.
Përkushtim për t?i shërbyer më mirë qytetarëve në luftën kundër kriminalitetit, paligjshmërisë dhe informalitetit.
99.99% e qytetarëve e qytetarëve shqiptarë janë ata që respektojnë ligjin. Janë ata që e duan ligjin, janë ata që duan qytete të sigurta.