Një aksident automobilistik me 7 persona të plagosur është regjistruar pasditën e kësaj të premte në aksin rrugor Burrel-Lisë. Një furgon që transportonte pasagjerë është përplasur me një autoveturë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit dhe sipas policisë njëri prej tyre është në gjendje të rendë. 6 të plagosurit e tjere janë në gjendje më të mirë.
Identiteti i të plagosurve nuk bëhet akoma i ditur, ndërkohë që sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.