“Policia drejton trafikun e drogës” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 51

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka denoncuar drejtues te tjerë te policisë se shtetit te përfshire sipas saj, ne biznesin e kutivimit te lendeve narkotike. Kreu i departamentit te sigurisë ne PD Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se nga Devolli, Erseka deri ne Sarande, shefat e policisë jane pjese e trafikut te drogës.?Erjon Bici, shef i komisariatit Devoll, i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 ?. Robert Ibrahimi, shef i komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë. Alfred Maksuti, shef i komisariatit Peqin. Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti. Vojo Peçi, shef i komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Elton Alushi, shef i komisariatit nr.3, lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës. Sali Skura, shefi i komisariatit nr.5. I implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef-seksioni i krimeve.?Per opozitën, keta drejtues policie faktojnë se përgjegjës per situatën alarmante te kultivimit te drogës është kryeministri Rama,?Ja si poshtërohen burrat dhe gratë në uniformë, që kanë integritet e punojnë me përkushtim, por kanë mbi krye një grusht shefash dhe qeveritarësh që po drejtojnë biznesin kriminal. Ky është sundimi de fakto i vendit prej drogës dhe krimit?.Problematika e kultivimit te drogës ne Shqipëria është çështja me e mprehte per opozitën dhe nga selia e Partisë Demokratike pothuaj çdo dite ka pasur denoncime per përfshirje te strukturave drejtuese te policisë.