Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë ?Arrest me burg? ndaj Jorgo Zanit i cili vetëm dy ditë më parë i preu kokën kusheririt të tij 12-vjeçar.
Jorgo Zani ka mbërritur rreth orës 12:30 në ambientet e gjykatës aty ku është njohur edhe me kërkesën e prokurorisë për dhënien e masës së sigurisë ?Arrest me burg? , pasi akuzohet për vrasjen e të miturit.
Në seancë nuk ka qenë i pranishëm ansjë nga anëtarët e familjes së Zanit, ndërkohë që autori i këtij krimi makabër është shfaqur i qetë dhe nuk ka pranuar që të flasë rreth ngjarjes.
Jorgo Zani vetëm dy ditë më parë i preu kokën nipit të tij i cili kishte shkuar për të kaluar pushimet verore tek gjyshërit.
Trupi gjykues i cili ka dhënë masën e sigurisë ndaj Zanit drejtohej nga gjyqtarja Mirela Nishgjoni.