http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komisariat të policisë në kryeqytetin grek Athinë ne fillim te muajit, vazhdon te beje jehone ne mediat greke. Se fundi gazeta ?Kathimerini? ne nje shkrim te saj thekson se kjo ngjarje rrezikon te tendose marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi kreret e shtetit shqiptar, presidenti dhe kryeministri kane kerkuar nga autoritetet greke hetim te plote te saj. Gazeta i eshte referuar te dhënave te publikuara nga policia greke, sipas te cilave i riu i denuar me tete vjet burg per akuzat e grabitjes, është hedhur nga dritarja e komisariatit, ne momentin qe iu komunikua se do te përballej me akuza shtese per krime te tjera. Por te afërm te viktimës, pretendojnë se policia greke po e mbulon vrasjen qe ka ardhur si pasoje e torturave dhe kërkojnë nga qeveria garanci se do te kete hetim te plote te ketij rasti. Nje avokat grek i punësuar nga vëllai i viktimës deklaroi se autopsia e bere trupit te tij, nuk zbulon shenja torture ne trup, megjithatë te afërm te Marnikollajt nuk jane te bindur dhe kane kërkuar autopsi te re. Me herët, Ambasada Shqiptare ne Athine kërkoi bashkëpunimin e organeve ligjzbatuese per zbardhjen e ngjarjes, te cilat nisen hetimet. Policia greke qe i ka dorëzuar materialin hetimor prokurorisë se Athinës, pretendon se shqiptari është rrezuar nga kati i dyte i komisariatit ne 3 gusht, pasi tentoi te arratisej nga dritarja.