Report TV - Valbonë, Beqaj: Fluks pacientësh edhe në QSH-të e zonave malore

2016-09-26 3

Fluksi i pacientëve që i janë drejtuar Qendrave Shëndetësore të ngritura posaçërisht në zonat turistike nuk ka qenë vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer në Qendrën Shëndetësore të Valbonës.

Kreu i shëndetësisë ka pohuar se ndihma mjekësore e ofruar në kohë reale për pushuesit e huaj dhe ata vendas ka qenë e menjëhershme dhe profesionale. ?Diçka më shumë se në 8 javë në këtë Qendër Shëndetësore kanë marrë shërbim shëndetësor 1275 persona, çka do të thotë se mysafirët që po i bashkohen çdo vit e më tepër Valbonës, po shijojnë bukuritë që Zoti i ka falur kësaj zone, por edhe falë investimeve të bëra në infrastrukturë, kjo zonë sot është shumë më tepër e vizitueshme,? tha Beqaj.

Free Traffic Exchange