Report TV - Ja sa rriten pensionet minimale dhe maksimale për çdo vit

2016-09-26 2

Zbardhet shtesa e plotë që do të përfitojnë të gjithë të moshuarit që u është caktuar pensioni nga viti 1993 deri në vitin 1996. Pensione që më parë janë caktuar 1400 lekë, tashmë janë bërë 14 mijë lekë të reja. Ndërsa pensione maksimale të cilat ishin caktuar prej 2400 lekë, tashmë do të jetë 23 mijë lekë të reja.

Sipas vendimit të qeverisë pensionet e ulta rriten për të gjithë të moshuarit që u janë caktuar nga viti 1993 deri në vitin 1996 dhe shtesa është bërë nga Instituti i Sigurimeve Shooqërore.