Jorgo Zeka ka qëndruar në 2015 për 11 ditë në spitalin psikiatrik Vlorë dhe nuk ka shfaqur shenja agresiviteti. Drejtori i këtij spitali, Kujtim Llapi thotë për Report TV se Jani Zeka nuk ka qënë i dhunshëm në ambientet e spitalit.
Drejtori thotë se dy ditë para se të dilte nga spitali, ka qënë babia i Jorgo Zekës i cili ka shkuar për të firmosur daljen. 31-vjeçari që i preku kokën kushëririt të tij 12-vjeçar të mërkuren, ka dalë nga Spitali Psikiatrik i Vlorës pasi babai i tij, Petro Zani deklaroi se do të kujdesej për të. Gjithashtu është publikuar edhe kartela mjekësore e 36-vjeçarit, ku nuk është shënuar se ka shenja agresiviteti ndaj të tjerëve.
?Pacienti është mjekuar deri më datë 5 nëntor 2015. Më mbrapa, pasi është njoftuar dhe i ati, është qetësuar dhe është dominuar nga mjekimi i vendosur nga spitali dhe në datën 5 ka dalë. Ka firmosur dhe i ati kartelën, sipas të gjitha procedurave?, thotë për Report Tv Kujtim Llapi, drejtori i Spitalit Psikiatrik ?Ali Mihali? në Vlorë.