Report TV - Meta: Të forcojmë kontributin në çdo nivel qeverisje

2016-09-26 1

Ndryshime në kabinetin qeveritar sesionin e ardhshëm parlamentar? Ilir Meta tregohet i hapur për një obsion të tillë. Në intervistën e tij për Report TV , aleati kryesor i PS-së shprehet i gatshëm për reflektime që përmirësojnë qeverisjen.

"Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit.
Gazetari: Qeverisje me këtë format? A do të ishte vendi për një ndryshim?
Nuk besoj se jam unë personi më i përshtatshëm për t?u pyetur për këtë çështje. Por si kryetar i LSI-së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar"

Por si ka qenë komunikimi me aletin Rama, në këtë periudhë të nxehtë pushimesh, ku të vetmet që nuk kanë pushuar kanë qenë aludimet mediave për përçarje koalicioni dhe ndryshime kabineti?
Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese. Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet.
Gazetari: Pra ju jeni takuar, keni komunikuar?
"Po, jemi në një komunikim normal", u shpreh Meta.

Të hënën komisioni i reformës në drejtësi do t?i rikthehet ligjit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për të cilin kreu i kuvendit sheh të rëndësishëm rolin e ndërkombëtarëve. Por përsa i përket të famshmit neni 13 tek ligji I byrosë kombëtare të hetimit, ku vendoset censurë ndaj medias, për punën e kësaj structure, kreu I kuvendit del qartazi në krah të gazetarëve:

?Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme.?

Free Traffic Exchange