Policia kalon përgjegjësinë tek spitalet, për të sëmurët mendorë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 32

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me dhjetëra persona me probleme të shëndetit mendor, janë të skeduar nga policia dhe mbahen nën vëzhgim nga organet ligjzbatuese. Sipas ish-drejtorit të policisë së Vlorës, kontingjente të tillë dhe agresivë, janë gjithnjë të identifikuar, por puna e policisë është e kufizuar. Basha thotë se për çdo rast të identifikuar, janë mbajtur kontakte dhe me familjarët. Tre ditë më parë, policia arrestoi një person me probleme të shëndetit mendor në fshatin Rrashbull të Durrësit, pasi rrëmbeu dhe mbajti për disa orë peng një vajzë 11- vjeçare. Pengmarrësi i identifikuar si Arben Kabashi, 46 vjeç, ishte kushëri me vajzën e mitur. Ai u vetëdorëzua në momentin kur policia hodhi gaz lotsjellës në banesën ku qëndronte 46-vjeçari, duke e arrestuar menjëherë.