Radhë kilometrike në Tiranë-Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i vogël automjetesh ka bërë që rruga nacionale që lidh Tiranën me Durrësin, të bllokohet për më shumë se një orë. Radha e makinave në këtë aks ka shkuar në mbi 5 kilometra, që në fillim të rrugës e deri në përfundim të disa qendrave tregtare. Drejtuesit e mjeteve kanë qënë të detyruar të presin gjatë në mënyrë që të dalin nga kjo rrugë, ku dhe puna e policisë së qarkullimit rrugor nuk duket se ka ulur kohën e gjatë të trafikut që u krijua. Një prej rrugëve që ka ngarkesën më të madhe të trafikut është pikërisht superstrada Tiranë - Durrës. Rastet e bllokimit të saj janë të panumërta, por drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks e kanë provuar që koha për të shkuar në një qytet 38 km larg si Durrësi është mjaft e gjatë. Pavarësisht këtyre të dhënave, deri tani autoritetet nuk bërë asgjë që të ndërhyjnë për të zbehur trafikun në këtë zonë. Madje ka ndodhur një dukuri e kundërt, dy vite më parë pjesa hyrëse e kësaj autostrade u ngushtua në mënyrë që të zbukurohej me palma. Përveç shpenzimeve në buxhetin e shtetit, vendosja e pemëve në të dy anët e saj nuk solli asnjë përmirësim. Gjatë sezonit të verës , kur numri i makinave që qarkullojnë rritet koha mesatare për të shkuar në Durrës është 45 minuta, kur tabelat në shumë zona lejojnë shpejtësinë maksimale 90 km/h, por që të arrish në këtë shpejtësi në shumë raste është e pamundur?