Report TV - Xhafaj: Neni 13 për kufizimin e lirisë së medias do të ndryshojë

2016-09-26 0

Neni 13 për kufizimin e lirisë së medias në ligjin për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion do të ndryshojë.

Fakti është bërë i ditur në një intervistë për Report Tv kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ku ka thënë se, paragrafi i nenit 13 të ligjit të SPAK nuk ka lidhje me lirinë e medias dhe raportin që duhet të ketë me hetimin dhe prokurorinë.

Ai shton se keqkuptimet janë një zhurmë e panevojshme, por thekson se ky paragraf i këtij neni duhet riformuluar.

?Neni 13 i ligjit per Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion është një zhurmë e panevojshme. Në vetvete neni nuk ka te bëjë me lirinë e medias dhe raportin që duhet të ketë me hetimin dhe prokurorinë. Ka të bëjë me pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme që ka punë shumë delikate dhe me konflikt. Ndaj është e nevojshme që të mbrohen prokurorët nga çdo ndikim i paligjshëm që deformon hetimin. Futja e medias nuk kishte qëllim censurën, por ndalimin e përdorimit të medias si instrument për presion. Në mënyrën si është shkruar, mund të keqkuptohet. Ndaj duhet ndryshuar e riformuluar? tha Xhafaj.

Free Traffic Exchange