Report TV - Të sëmurët mendorë jo përgjegjësi për krimet,neni 17 i Kodit Penal i fal

2016-09-26 2

Krimi makabër i Jorgo Zanit në Palasë një ditë më parë ku me sëpatë i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar ka nxjerr në pah debatin se si duhet të trajtohen dhe dënohet personat me probleme mendore të përfshirë në krim.

Referuar kodit penal të gjithë personat me të meta mendore dhe të regjistruar me kartelë apo të cilët me anë të ekspertizës mjekoligjore rezultojnë të tillë nuk mbajnë përgjegjësi penale.

Është neni 17 i kodit penal të republikës së Shqipërisë që përjashton këta persona nga përballja me ligjin dhe vuajtja e një dënimi për krimin që kryejnë.

Ja se çfarë parashikon ligji për të paaftit mendërisht kur përfshihen në një vepër penal qoftë kjo dhe vrasja siç ndodhi një ditë më parë në Palasë

Free Traffic Exchange