Report TV - Vlorë,1600 persona me probleme mendore, 400 të tjerë në Elbasan

2016-09-26 0

Krimi makabër i kryer nga një person me probleme mendore një ditë më parë në Palasë të Vlorës ka vënë në lëvizje autoritetet që të tregojnë më tepër kujdes në trajtimin e kësaj kategorie personash.

Ndërkohë ish-shefi i komisariatit të policisë së Vlorës, Agim Basha, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook deklaron se vetëm në Vlorë janë 1600 persona me probleme mendore, të cilët mund të shfaqin rrezikshmëri për shoqërinë.

?Shifra ishte befesuese, rreth 1600 persona kishin probleme me shëndetin mendor. Kishte dhe disa qindra që e mbanin të fshehtë. Dhjetra prej tyre ishin agresivë që për publikun dhe policinë do te thotë rrezik. Edhe pse identifikuam personat, adresat e banimet, vendosëm komunikim me familjarët duke i udhëzuar dhe aksesuar për çdo rast, kuptova pamundësinë e Policisë?, shkruan Basha.