Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 persona në flagrancë pasi iu është gjetur dhe sekuestruar 320 gramë lëndë e dyshuar kokainë.
Të arrestuarit janë Ledi Nurçe, 38 vjeç, banues në Bilisht-Devoll, Redona Demolli, 21 vjeçe, Mikel Çekrezi, 29 vjeç, dhe Rudina Hoxha, 25 vjeçe, të tre banues në Korçë. Ata u arrestuan në pikën kufitare të Kapshticës.
Përkatësisht arrestimi i tyre erdhi pas kontrollin në automjetet e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj Redona Demolli, konkretisht në çantën personale të saj, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 263 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.