Report TV - Dukagjin, plagos me armë zjarri kunatën e vëllain, vetëdorëzohet

2016-09-26 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës, aty ku vëllai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dhe kunatës duke i lënë të plagosur.

Sipas policisë së qytetit verior, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia "Mushaj" në Njësinë Administrative Shalë ku të plagosur kanë mbetur Drande Ballza. 41-vjeçe dhe Kond Ballza 48-vjeç, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor.

Policia në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thotë se, autori i kësaj ngjarje është Lekë Ballza 50-vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, njihet si person me probleme mendore por nuk të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet e ditur se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta brenda familjes.

8 orë pas plagosjes së vëllait dhe kunatës, autori i këtij krimi është dorëzuar në policinë e Shkodrës. Autori ishte fshehur në një banesë ta braktisur, 2 km nga vend ii ngjarjes

Free Traffic Exchange