Report TV - Vrau 12-vjeçarin,banorët: Psikiatria nuk e mbajti Zanin,hante dhe qentë

2016-09-26 1

Autori i krimit makabër në Palasë, i cili masakroi me thikë kushëririn e tij 12-vjeçar duke i prerë kokën, njihet si një person problematik nga banorët e zonës.
Banorët e fshatit Palasë thonë për Report TV se e kanë dërëzuar disa herë Jorgo Zanin në psikiatrinë e Vlorës, por aty e kanë mbajtur disa ditë dhe e kanë nxjerrë.

Banorët e zonës deklarojnë për Report TV se 30-vjeçari kishte shfaqur prombleme emocionale, ku disa herë ka therur kafshë të fshatit për ti ngrenë. Ata e përshkruajnë autorin e masakrës si një të droguar, me probleme mendorë, kanibal, që kryente veprime ekstreme duke ngrënë edhe mishin e qenve që vetë thertë.

Gjithashtu banorët zbulojnë se Jorgo Zani qëndronte në një shtëpi me 12-vjeçarin A.Zariu që i preu kokën, por ata nuk e mendonin se do të ndërmerrte një veprim të tillë, deri në përçudnimin e trupit.

Free Traffic Exchange