Report TV - Vërejtjet e PD për vettingun,Euralius: Nuk ndryshon roli i ILDKP dhe DSIK

2016-09-26 0

Ekspertët e Euralius dhe Opdat kanë pranuar nga drafti voluminoz i propozimeve të PD-së për vetingun, vetëm ato pika për të cilat ka rënë dakord Brukseli.

Në mbledhjen e dytë për muajin gusht dhe pa përplasje politike, ekpertët kanë prezantuar para deputeteve të komisionit të reformës, pikërisht gjykimin ndërkombëtar mbi sugjerimet e demokratëve për ligjin e vetingut.

Në fund të mbledhjes u ra dakord që materiali i ekpertëve dhe këta të fundit të hartojnë bashkarisht me euralius e opdat, ligjin final të vetingut. Menjëherë pas kësaj do të nisë shqyrtimi nen për nen, në mënyrë që të votohet brenda gushtit në seancë plenare.

Disa gjera mbetën të paprekura sipas depuetetit socialist Pandeli Majko, roli i operacionit ndërkombëtar të monitorimit, i inspektorialit të lartë të kontrollit dhe deklarimit të pasurive dhe drejtorisë së informacionit të klasifikuar pranë kryeministrit, për të cilat PD kishte kundërshti.

Deputeteve u është vënë në dispozicionin dhe varianti i rishikuar i ligjeve për institucionet e reja të drejtësisë dhe byronë kombëtare të hetimit. Në këtë të fundit inkriminohet dhe ndërhyrja mediatike ne punen e byrosë, klauzolë që ka ngjallur reagimet e mediave.