http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një krim makabër ndodhi këtë të mërkurë në Palasë të Vlorës ku daja vrau dhe më pas i preu kokën nipit të tij 12-vjeçar. E gjithë ngjarja, sipas policisë, ndodhi në dalje të banesës së 30-vjeçarit Jorgos Zani, i skeduar me probleme mendore. 12-vjeçari i cili jeton në Greqi kishte mbërritur në shtëpinë e të afërmeve për të kaluar pushimet verore së bashku me dy motrat e tij. Burime pranë policisë thanë se pasi kreu vrasjen, Zani i preu kokën të miturit dhe doli nga banesa. Ngjarja tmerroi banorët e Palasës dhe Himarës, ndërsa 30-vjeçari u arrestua disa metra larg shtëpisë. Nga verifikimet e hetuesve, rezulton se Jorgos Zani vuante nga probleme mendore dhe për këtë shkak, ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës në vitin 2015, ndërsa më parë është kuruar për vite me radhë në Greqi me diagnozën e çrregullimeve të theksuar mendore. Policia ka marre ne pyetje të afërmit dhe motrat e viktimës.