Një banore e zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë në të cilin daja i mori jetën në mënyrë makabër nipit të tij, ka folur për Report Tv ku ka thënë se trupin e pajetë të të miturit e kishin gjetur në mes të rrugës, shumë afër banesës në të cilin ndodhi ngjarja.
Sipas saj, të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë pa kokë të 12-vjeçarit kanë qenë dy punëtorë të cilët po punonin tek rruga dhe që më pas kanë njoftuar policinë.
Ajo shton se, daja i viktimës njihej si person problematik në zonë, pasi shpesh herë kryente veprime jo normale.
Ndërkohë, për djalin e vogël, ajo shton se ai vinte çdo vit për të kaluar tek gjyshërit pushimet verore bashkë me nënën dhe babain e tij.