Report TV - Dukagjin, qëllon me armë zjarri kunatën dhe vëllain

2016-09-26 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës, aty ku vëllai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dhe kunatës.

Sipas policisë së qytetit verior, bëhet e ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia "Mushaj" në Njësinë Administrative Shalë ku të plagosur kanë mbetur D.B. 41-vjeçe dhe K.B. 48-vjeç, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor.

Policia në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thotë se, autori i kësaj ngjarje është Lekë Ballza 50-vjeç ( vëllai i D.B.) i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, njihet si person me probleme mendore por të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet e ditur se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta brenda familjes.

Menjëherë pas plagosjes së vëllait dhe kunatës, autori i këtij krimi është larguar në drejtim të paditur dhe policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Free Traffic Exchange