“Vetingu” në komisionin e reformës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te mërkurën, komisioni i reformës ne drejtësi, do te rinise punën per ligjin e vetingut, ligj për te cilin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, këmbengulen qe te miratohej brenda këtij muaji, ne mënyre qe procesi i rivlerësimit te gjyqtareve dhe prokuroreve, te niste sa me shpejt. Por kjo mbledhje nuk do te ketë ne fokus shqyrtimin dhe miratimin e këtij drafti, por gjate takimit ekspertet e Euralius dhe Opdat, do te paraqesin vlerësimet e tyre rreth komenteve te bëra nga Partia Demokratike per ligjin e Vetingut. Nga mënyra se si do te procedoje komisioni dhe sa shpejt do te arrihet konsensusi, do te varet edhe koha se kur do te mblidhet parlamenti ne seance te jashtëzakonshme, per te miratuar ligjin e rivlerësimit te gjyqtareve e prokuroreve. Pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese, partite politike rane fillimisht dakord qe 7 ligjet e nevojshme per te bere te zbatueshme reformën ne drejtësi te miratohen ne shtator; por ishte faktori ndërkombëtar, i cili këmbënguli qe ligji i vetingut te kalonte sa me shpejt qe te ishte e mundur. Ne fillim te ketij muaji, opozita paraqiti opinionin e saj mbi draftin e hartuar nga ekspertet e Euralius dhe Opdat, nje dokument prej 55 faqesh, ku kritikat me te forta i adresoheshin rolit te 2 institucioneve te parashikuara per te kontrolluar pasurinë dhe figurën e gjyqtarit e prokurorit qe jane respektivisht Inspektorati i Deklarimit te Pasurive dhe Drejtoria e Sigurisë se Informacionit.Tashme pritet mendimi i eksperteve te Euralius e Opdat per te kuptuar se cilat do te jene amendamentet ligjore qe do te sigurojnë nje votim konsensual ne Parlament.Por per te gjithë faktorin politik tashme është e qarte se Shqipëria mund te marre nje rekomandim per hapjen e negociatave ne tetor vetëm nese reforma ne drejtësi, fillon te zbatohet dhe pa nisjen e procesit te vetingut shanset për nje vendim pozitiv janë te pakta.

Free Traffic Exchange