Report TV - Vendimi i qeverisë, nga 1 Janar 2017 hiqen tollonat për administratën

2016-09-26 0

Pas policisë së shtetit është administrate publike e cila duhet të heqë nga përdorimi tollonat e karburantit për automejtet e saj.

Dy javë më parë Kryeministri Rama e prezantoi projektin e kartës elektronike të karburantit në ambientet e policisë së shtetit projekt i cili pritet të aplikohet në të gjithë aparatin e qeverisjes së përgjitshme.

Sipas vendimit të qeverisë nr.561 datë 29/7/2016 siguruar nga ReportTv të gjithë njësitë e qeverisjes së përgjithshme duhet të aplikojnë prej 1 Janar 2017 sistemin e furnizimit me kartë elektronike me karburant.

Në pikën 1 të këtij vendimi kërkohet nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme të sigurojnë që shërbimi i furnizimit me karburant për mjetet efektive të transportit të kryhet vetëm nëpërmjet kartës elektronike me të cilën mundësohen identifikimi i mjetit dhe përdoruesi i saj.

Aplikimi i këtij sistemi të ri për funrizimin e mjeteve publike me karburant pritet ti kursejë buxhetit të shtetit miliona dollarë të cilat sot përfitohen në mënyrë abuzive, nisur kjo nga shifra prej 9 milion që ëhstë parashikuar të përfitohet vetëm nga makinat e policisë për të cilat tashmë ka nisur përdorimi i kartës elektronike.

Free Traffic Exchange