Në shtator pritet të bëjë betimin e saj si deputetja më e re e Kuvendit, pasi KQZ vendosi ti japë mandatin e deputetes. Dhurata Çupi do të zëvendësojë në listën e qarkut të Dibrës Sherefedin Shehun i cili kandidon tashmë për drejtimin e kësaj bashkie.
Po kush është Dhuratat Çupi?
Në një intervistë për Report Tv ajo rrëfen se të paktën prej 7 vitesh ka qenë në krah të kryedemokratit Lulzim Basha, duke bashkëpunuar me të në çdo institucion që ai ka drejtuar. Në shtator Çupi do të bëjë betimin për tu ulur në Kuvend nën siglën e PD.
Ajo angazhohet se në sallën e parlamentit do të jetë për të përcjellë çdo shqetësim të dibranëve, ku sipas saj gjatë tre viteve të fundit janë shtuar ndjeshëm për banorët e asaj zone.
Ndërsa është pjesë e shtabit elektoral të Sherefdin Shehut, Dhurata Çupi kishte edhe një mesazh për rivalin e opozitës në këto zgjedhje.
Dhurata Çupi ishte e fundit e listës së kandidatëve të PD-së për Qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 23 qershor të vitit 2013, futja e saj në parlament vjen për shkak të parashikimeve të kodit zgjedhor i cili qartëson që në rast të lënies nga njëri deputet të mandatit të tij, ai zëvendësohet me kandidaten femër, që ndodhet më lart në listë.