Shtyhet ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vendosur te mos hedhe shortin për përzgjedhjen e anëtareve te këshillit te emërimeve ne drejtësi, ne pritje te miratimit te ligjit per këtë institucion te ri. Ndërsa 16 gushti ishte parashikuar ne kushtetute si momenti kur do te ngrihej këshilli i emërimeve kreu i shtetit ka sqaruar se procesi do te shtyhet duke hedhur idenë e rishikimit te amendamenteve te miratuara me konsensus ne 22 korrik?Në pozitën e Presidentit të Republikës vlerësoj se nuk mund të ushtroj të drejtën e përzgjedhjes me short të anëtarëve të këshillit të emërimeve në drejtësi, përsa kohë mungon ligji i posaçëm që përcakton kriteret e tjera për kualifikimin e kandidatëve që do t?i nënshtrohen shortit. Afatet e vendosura nuk mund të respektohen dhe çmoj se dispozitat përkatëse të kushtetutës duhet të rishihen, referuar edhe ligjeve të tjera referuese që do të miratohen?.Presidenti ka argumentuar edhe arsyet per vendimin e tij ne lidhje me shtyrjen e shortit per këshillin e emërimeve.?Në mungesë të ligjeve që përcakton kriteret e tjera të kualifikimit të kandidatëve për t?u zgjedhur në këshillin e emërimeve në drejtësi apo edhe të ligjit të organizmit dhe funksionimit të organeve që do të bëjnë rivlerësimin e anëtarëve të përzgjedhur me short, ky short do të ishte joefektiv dhe nuk do t?i shërbente aspak qëllimit për të cilin u bënë edhe ndryshimet kushtetuese?.Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi eshte institucioni i pare qe ishte parashikuar te ngrihej ne kuadër te reformës ne drejtësi, por mungesa e kuadrit ligjor ben qe ngritja e këtij institucioni te behet me vone. Pak dite me pare, kreu i shtetit u konsultua me juriste dhe përfaqësues te partive politike, per te vendos ne lidhje me ngritjen e këshillit, duke gjetur edhe konsensusin e tyre per te pritur miratimin e ligjeve. Këshilli i emërimeve ne drejtësi eshte nje institucion i ri, i cili ben vlerësimin dhe renditjen e kandidateve per anëtarë te Gjykatës Kushtetuese dhe inspektor te larte te drejtësisë.