Beteja për bashkinë e Dibrës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy janë pikat në të cilat do të mbështetet programi elektoral i kandidatit të djathtë për kryetar të Bashkisë Dibër, Sherefedin Shehu. Krijimi i mundësive të punësimit nëpërmjet nxitjes së mekanizmave të politikave lokale dhe zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet mbështetjes dhe stimulimit të ndihmës sociale. Kjo sipas kandidatit demokrat, do t?i jepte një zhvillim ekonomik Dibrës. Sa i përket kundërshtarit politik në garë, sipas Shehut, ai nuk ka as eksperiencën e duhur dhe përvojën e drejtimit apo politikave të zhvillimit. Shehu, tha se krahasimet e bëra nga ana e Gjiknurit janë të pavend.Ndërsa kandidati i majtë, Muharrem Rama, shprehet se program i tij bazohet në investimet në infrastrukturë rrugore, bujqësi e shëndetësi. Zgjedhjet ne Bashkinë e Dibres zhvillohen pas shkarkimit nga qeveria te Shukri Xhelilit, i cili u përfshi ne skandalin seksual.