Bajden viziton Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-09-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër korrupsionit, marrëdhëniet me Serbinë dhe votimi i paktit për kufirin me Malin e Zi, janë në qendër të vizitës së zëvendës presidentit amerikan Xho Bajden, i cili qëndron për një vizitë dyditore ne Kosovë. Numri dy i Shteteve te Bashkuara të Amerikës mbërrin mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ndërsa të martën mban takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Mustafa. Këta të fundit do të informojnë zyrtarin e lartë për arritjen e Prishtinës në luftën ndaj korrupsionit dhe atë kundër terrorizmit. Gjithashtu në axhendë është edhe çështja e demarkacionit, seanca për miratimin e të cilës është shtyrë për në 1 shtator. Dhuna dhe përdorimi i gazit lotsjellës, duket se është bërë dhe shkak për bojkotin që Bajden do t?i bëjë krerëve të opozitë, pasi nuk ka planifikuar asnjë takim me ta. E pavarësisht kësaj, kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka vlerësuar rëndësinë e kësaj vizite, por i bëri thirrje zv/presidentit amerikan, t?i thotë të vërtetën në sy politikanëve në Kosovë, duke cilësuar presidentin Thaçi si kreun e mafias në Kosove. Pas Prishtinës, ndalesa e radhës për Xho Bajden është Beogradi. Në turin e tij të fundit në Ballkan, zv/presidenti ka planifikuar një takim me presidentin Nikoliç dhe kryeministrin Vuçiç, me të cilët do të bisedojë ndër të tjera dhe për zbatimin e pakteve mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht atë për bashkësinë e komunave serbe ne veri. Gjithashtu Bajden do te rihape dhe çështjen e vrasjes se vëllezërve Bytyçi gjate luftës, te cilët kane dhe pasaporte amerikane.

Free Traffic Exchange