Ambienti nëntokësor që hajdutët përdorën për të realizuar grabitjen e degës së BKT në zonën e Bllokut ne Tiranë, rezulton në pronësi të biznesmenit dhe botuesit të njohur Irfan Hysenbelli.
Ky i fundit mësohet se e ka dhënë objektin, një ish-pub, me qira prej tre muajsh, teksa këtë fakt e ka pohuar edhe kur është pyetur ne polici.
Mister për policinë dhe prokurorinë është fakti se, si hajdutët kanë mundur të ndërrojnë fishekun e derës së ish pub-it, kanë hyrë brenda dhe kanë vijuar qetësisht misionin e tyre, që u finalizua me vjedhjen e 19 milionë lekëve te reja.