Report TV - Drafti final i Byrosë,ndikimi politik e mediatik i hetuesve, vepër penale

2016-09-25 0

Të gjithë drejtuesit e medias apo funksionarët publikë qe në një formë ose tjetër ushtrojnë influencë mbi prokurorët e SPAK, tashmë përbëjnë vepër penale.

Në bazë të ndryshimeve në ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të siguruar nga Report Tv kriminalizohen me ligj ndërhyrjet politike e mediatike në punën e Prokurorisë së Posaçme që do të krijohet në kuadër të Reformës në Drejtësi.

?Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj? thuhet në ligjin e ri të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT e që i është përcjellë deputetëve të komisionit të Reformës në Drejtësi.

Ndërsa sipas nenit 245 të kodit penal kjo vepër penale e quajtur ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike? ndëshkohet me burg nga 6 muaj deri 3 vjet.

Në draftin për byronë, saktësohet varësia e e kësaj strukture të re e cila nuk ishte parashikuar në draftin e vjetër që u miratua gjatë korrikut vetëm nga maxhoranca.