Për minuta të tëra Rruga e Kombit është bllokuar duke sjellë kështu kaos ne trafik.
Janë banorët e rrethit të Mirditës, të cilët janë tubuar kundër taksimit që pritet të vendoset për të lëvizur në këtë segment rrugor.
Banorët shprehen se janë kunder kësaj takse dhe jane të vendosur për t?i vazhduar protestat e tyre deri në tërheqjen e qeverisë.
Ata shprehen se Mirdita është një ndër rrethet me numrin me të madh të papunëve dhe kjo taske pritet të përkeqësojë ekonominë e shumë familjeve në këtë trevë.
Ndërkohë në mbështetje te mirditorëve kanë ardhur edhe fqinjët e tyre nga Kukësi Hasi dhe Tropoja.
Banorët kanë paralajmeruar protesta edhe me masive kundër taksës në Rrugën e Kombit.