Report TV - Ja kush është shqiptari i arrestuar për lidhje me ISIS-in

2016-09-25 82

Një ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi një 46-vjeçar nga Maqedonia. Imerli Avmeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase, pasi akuzohej si pjesëtar i ISIS.

Avmeti do të dalë nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë dhe kërkesës për ekstradim.

Ai u arrestua dje në Tiranë nga njësia anti-terror, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia maqedonase. Autoritetet e vendit fqinj lëshuan një urdhërarresti ndërkombëtar në datën në 13 gusht, ndërsa një ditë më pas, 14 gusht, Avmeti u prangos nga policia shqiptare.

Shqiptarja.com ka siguruar foton e të arrestuarit nga Gostivari.

Free Traffic Exchange