Report TV - Nga patentat te dëshmitë, ja 45 dokumentet që duhet të kenë shoferët

2016-09-25 0

Nga patenta, te leja e qarkullimit, te destinacioni i përdorimit të mjetit apo dokumenti i udhëtimit për shërbimet e rastit. Në total janë 45 dokumente që u kërkohen drejtuesve të mjeteve nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve të transportit apo policisë rrugore.

Ky institucion ka bërë publike listën e plotë të dëshmive e certifikatave që u kërkohet çdo shoferi, në bazë të mjetit të transportit që drejton, si dhe në bazë të shërbimeve që ofron.

Lista shtrihet te të gjitha kategoritë e drejtuesve të mjetit, duke nisur nga makinat e vogla, deri te autobusët apo mjetet e rënda të transportit.

Sipas Drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor, drejtuesve të mjeteve të vogla u kërkohet leja e qarkullimit të mjetit, certifikata e Kontrollit Teknik, Taksave të regjistrimit dhe qarkullimit. Kërkohet gjithashtu leja e drejtimit të drejtuesit të mjetit dhe përputhja e saj me kategorinë e mjetit.

Free Traffic Exchange