Report TV - Tiranë, ra në humnerë në Bovillë Ndërron jetë në spital 32-vjeçari

2016-09-25 0

Një 32-vjeçar ndërroi jetë në spital, pasi nuk u mbijetoi plagëve që mori nga rënia aksidentale pasditen e sotme në një humnerë në zonën e Bovillës në Tiranë.

Rreth orës 16:00 të ditës së sotme Denis Hala rrëshqiti nga një shkëmb duke rënë në një terren të thyer malor.

Pas njoftimit nga banorët e zonës, policia, zjarrfikësja dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë mbërritën në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë me shumë vështirësi, pasi terreni ishte mjaft i thepisur.

Pas nxjerrjes 32-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve.

Sipas mjekëve 32-vjeçari kishte plagë të shumta në kokë nga rënia duke rezultuar fatale për jetën.