Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për projektet e rrugëve që nuk kanë përfunduar në këto tre vjet, edhe pse me financime gati. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji iu referua rrugës Korcë Ersekë, që e inspektoi nga afër dhe deklaroi se mungesa e saj pengon 20 mijë banorët e zonës që të dërgojnë në treg prodhimet e tyre apo të presin turistë. Sipas Salianjit, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe synon pasurimin e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/salinaji-aksi-korce-erseke-i-paperfunduar-pas-3-vite-e-gjysme-punime/